Ramadan Imeri hap fushatën zgjedhore në Dibër: “Me besim dhe përkushtim, për ndryshimin që meritojmë”

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore duke prezantuar edhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë, shkruan InfoShqip.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Imeri theksoi se kjo garë bazohet mbi besim, përkushtim dhe dëgjimin e çdo shqetësimi të dibranëve, duke garantuar se zëri i tyre do të ketë vlerë reale në vendimmarrje.

“Ne jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe për t’i përcjellë çdo hall e shqetësim tuajin në Këshillin Komunal. Me votën tuaj hapet një derë ku secili mund të hyjë pa trokitur dhe të ndiejë se zëri i tij ka vlerë”, u shpreh Imeri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 83-in në listën e këshilltarëve me bartës Dërgim Kaja, duke theksuar se së bashku mund të sjellin ndryshimin që Dibra e meriton.

Lista e kandidatëve përfshin emra të njohur në komunitet si: Arbëresha Pocesta, Bekim Imeri, Jeton Xhemalçe, Drliona Capa Dumani, Vjollca Paçuku, Edmond Dema, Jehona Zengo, Afrim Luznaku, Fatjona Duraku, Erduan Kllobuçishta, Fatmire Akik, Nebi Fida, Rajmond Maksuti, Dukagjin Kokale.

Me moton “Zgjidhje për Dibrën, jo fjalë boshe”, Imeri dhe ekipi i tij synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve duke ofruar një përfaqësim të ndershëm dhe efektiv në institucionet komunale./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu