Ramadani: Brohoritjet antishqiptare pasojë e defaktorizimit institucional, ndaj dolëm nga Qeveria

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët në “Rubikon” në Klan Kosova tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë qeverinë.

Sipas Ramadanit, heshtja kohore e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese.

“Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është edhe refleksion i asaj për të cilën ne vendosëm që sot t’i bashkohemi opozitës shqiptare”, tha Ramadani.

Ramadani shton se qysh para pesë ose gjashtë muajsh ka filluar defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu