Debati për proviminin e jurispodencës duket që ka vënë para një prove të vërtetë institucionet e sistemit duke i nxjerrë jashtë koordinimit mes tyre dhe pa një qëndrim zyrtar si qeveri. Kërkesës së Studentëve që iu drejtuan ministrisë së drejtësisë e cila e refuzoi duke theksuar se provimi duhet të mbahet në gjuhën maqedonase ndezi debate të shumta duke detyruar që sot edhe kryeministri Mickovski të reagoj duke theksuar se nëse dikush kërkon mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ndaj kësaj deklarata ka reaguar zëshëm Fitim Ramadani, një nga kryeinspektorët e Inspektoratit për Zbatimin e ligjit për përdorimin i cili për Top24 ka reaguar ndaj kryeminstrit Mickovski duke i bërë të qartë se ligji nuk është nëse dikush kërkon por është i detyrueshëm, shkruan Top24.
“Jo nëse dikush kërkon! Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë dhe i detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore. Në këtë kontekst, studentët shqiptarë nuk duhet të vihen në pozitë që të kërkojnë realizimin e një të drejte të garantuar me ligj. Është obligim zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë që provimi i jurisprudencës, si dhe të gjitha provimet e tjera përkatëse, të organizohen dhe të zhvillohen në gjuhën shqipe”, u shpreh Ramadani për Top24.
Ndryshe kjo iniciativë ka marrë mbështetje mbarë kombëtare sidhe nga ambasadori shqiptar Denion Meidani dhe Ministreja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.










