Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se pasi i janë shfaqur disa shqetësime shëndetësore, i është nënshtruar testit për COVID-19.
Ai ka bërë të ditur se është vetizoluar dhe është duke pritu rezultatet e testit.
“Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për COVID-19, në Klinikën Infektive”, ka shkruar Lladrvoci.










