Borxhet e komunës janë të parëndësishme për kryetarin e Strugë Ramiz Merko, sepse komuna me anë të prokurimit publik është furnizuar me “Audi” me çmim prej 67.000 euro për nevojat e kryetarit të komunës, në një situatë kur Komuna e Strugës është një borxh prej 4 milion euro, përcjell telegrafi.mk.
Në paraqitjen që e kishte në TV24, në momentin kur e paraqitën fotografitë e automjetit të tij ai komentoi: “Shikoni sa i bukur”, duke iu referuar veturës “audi”. Kur e pyetën pse ai nuk e ka përdorur “Shkoda” që është furnizuar në komunë, e cila kushton njëzet mijë, Merko tha se “Shkoda” nuk është një mjet për të.
Straga është gati 200 km larg dhe për të ardhë deri ne Shkup bën një distancë prej 400 km. A nuk është poshtërsi që kryebashkiaku të ngelet nëpër rrugë? “Shkoda” do të shkojë me një shpejtësi më të ulët. Unë sugjerova në këshilli dhe ata votuan për të marrë një makinë të tillë dhe nuk ka asnjë problem këtu. Çfarë lloj kryetari i bashkisë mendoni se unë jam? Duhet të shkoj me një fiqo? Në vitin 2005, kur isha kryetar i bashkisë, kam përdorur “Opel Vektra” nga Bashkia Lukovo.
Në vitin 2006, atëherë Presidenti Tadiç vizitoi Strugën. Të gjithë në delegacionet ishin në automjete si “Audi” dhe “Mercedes”, kurse unë në “Opel Vectra”. Nuk vlen kryetari i komunës me rroba të shkyera dhe një makinë të keqe. Unë nuk jam bë pishman për makinën që bleva, mund të kisha marrë një makinë edhe më të bukur – tha Merko.











Nuk ka faj Merko aq i punon Truri
Punojn budallate jeton Merko
Para vetures ka 100 pun tjera per ty kryre Po ati i ka mbet Te vetura
Si ste vjen turp o Merko o i paftyre o i poshter o i pa ndjenje o tradhtar
Ti Merko barazohesh me vendet e europes qe kan vetura Te shtrejta
Po atyre ju ka hije se e kan ba punen per vetura te shtrejta e ti Ende nuk je per at vetur se ne mbramje televizioni Po tregon Sa esht varferia
Ne qfar gjendje Jan shkollat spitalet
Si jetojn penzionistet
Ruget
Po ma kryesorja mbeturinat
Ty Merko era Mbeturina Te vjen era berllok e ke blej Audi 70 000 Euro
Ti nuk je askushi Merko ti me at qka ke deklaru se nuk pendohesh qe ke blej Audi e ke tregu veten shuuuuuuum i poshter