Ramos i nervozuar për fishkëllimat në finale të Kupës së Botës për Klube, besohet se ato ishin për shkak të incidentit me Salah në finale të LK-së

Se tifozët e futbollit mbajnë mend shumë, me raste me shumë se që duhet, shembulli më i mirë është Sergio Ramos. Spanjolli aktualisht është një nga lojtarët më të urryer në botën e futbollit pasi gjatë një dueli në finale të Ligës së Kampionëve të sezonit 2017/18 lëndoi Mohamed Salahun.

Egjiptiani është një nga futbollistët më të dashur aktualisht në botë dhe nga kjo kapiteni i Los Blancos ka qenë cak i shumë kritikave.

Kjo ndodhi edhe në finale të Kupës së Botës për Klube, ku Reali luajti në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, vend ku ylli egjiptian i LFC-së është shumë i popullarizuar.

Skuadra e Santiago Solarit fitoi me rezultat 4-1 ndaj Al Ain, por ishte Ramos ai që u fishkëllua gjatë gjithë takimit sa herë që kishte topin, brohoritet drejt tij u rrit në mas të madhe kur u ndëshkua me karton të verdhë.

Edhe pse Ramos është një profesionit mjaftueshëm për ta kuptuar se kjo është diçka pjesë e futbollit, ai është lodhur nga fishkëllimat drejt tij.

Sergio Ramos festën e golit ia dedikoi atyre që e fishkëlluan (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

“Fishkëllimat janë të pashpjegueshme. Mendoj se duhet respektuar njerëzit nga bota e futbollit”, ka thënë 32-vjeçari pas ndeshjes.

Reali fitoi këtë Kupën e Botës për Klube për herë të tretë radhazi dhe më shumë se çdo gjë, në fund sukseset janë ato që mbahen mend. /Telegrafi

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu