Në “Euro 2012”, Iker Casillas u bë lojtari me më shumë fitore në ndeshjet me kombëtaret. Fitorja e Spanjës ndaj Koresë së Jugut më 30 maj, në të cilën kapiteni spanjoll luajti vetëm 10 minuta, i siguroi atij numrin e 94 fitoreve, për të kapërcyer kësisoji francezin Thuram, në atë kohë. Sidoqoftë, pak më shumë se shtatë vite më vonë, kulmi i arritur nga Casillas, sa iu takon fitoreve me “La Roja” (121 fitore në 167 ndeshje, 72.4 %) ka një datë skadimi: sot.
Sergio Ramos, trashëgimtari i Iker te Spanja si kapiten, u barazua me ish-portierin e Real Madridit në këtë drejtim. Kjo ndodhi me fitoren ndaj Maltës, ndërsa sonte, nëse fiton ndaj Ishujve Faroe, do të ngjitet në krye të renditjes botërore, e cila dominohet nga spanjollët. Pas Ramos dhe Iker Casillas, edhe dy spanjollë të tjerë shfaqen në listën e lojtarëve, që kanë fituar më shumë ndeshje, duke veshur fanellën e kombëtares së tyre: Xavi (100 fitore në 133 ndeshje) dhe Andres Iniesta (96 fitore nga 131 ndeshje).
Tani për tani, i vetmi lojtar aktiv, që e kërcënon monopolin spanjoll të fitoreve me kombëtaret është Cristiano Ronaldo (92 fitore). Me 163 ndeshje të luajtura me Spanjën, që kur debutoi (ndaj Kinës) në mars të vitit 2005, Sergio Ramos ka pasur një karrierë mbresëlënëse.