Lideri i AAK, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Shkup, ka takuar kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha se, në këtë takim kanë biseduar:
“për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.”
Më herët Haradinaj ishte në vizitë tek familja Maliqi në Shkup.
“Në vizitë ngushëllimi në familjen Maliqi në Shkup, pas ndarjes nga jeta të mikut tim Enverit.
Me këtë rast, me motivacionin për miqësi, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem, për nënkryetarin e Bashkisë së Shkupit Enver Maliqi. Familjes e miqve, Zoti ju dhashtë forcë për të tejkaluar dhembjen. Enverin do e kujtojmë gjithmonë!”, është shprehur Haradinaj.









