Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka duhet të japë dorëheqje, pas deklaratave të këtij të fundit se do të bëjnë kompromis me Serbinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se një ofertë e tillë “i mundëson Serbisë që të Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit”.
“Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Rekës.










