Ramush Haradinaj paralajmëron Thaçin e Vuçiqin: Kufijtë janë vendosë me luftë, veç lufta i luan (VIDEO)

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka folur për mundësinë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka paralajmëruar presidentin Thaçi, dhe atë serb, se nuk do të ketë ndryshim kufijsh.

“Kufijtë janë vendosë me luftë veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është. Të gjithë ka janë shqiptarët me qejf e kishin marr Preshevën por e thash edhe një herë se këta kufij janë vendosë nga lufta e UÇK-së dhe nga NATO, pra janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij.

Është e rëndë të tentojë dikush të luajë me kufi, nuk luhet me kufi”, ka thënë Haradinaj.Gjithashtu ai ka shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur në mes Kosovës dhe Serbisë është njohja.“Ajo që ka mbet mes Kosovës dhe Serbisë ka mbet njohja reciproke në këta kufij pra kjo ka mbet për këtë e mbështesim presidentin, është president i vendit dhe e mbështesim”, ka përfunduar Haradinaj.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu