Ramush Haradinaj pjesë e dialogut?

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherësh edhe pjesë e Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj, tha se është i orientuar në menaxhimin e komunës së Suharekës. Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se Këshilli Drejtues i partisë vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.

Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë”.“ Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj.

Muharremaj pretendon që ta udhëheq këtë komunë edhe për katër vjet dhe thotë se shumë shpjet do ta paraqes edhe planin e tij qeverisës.

Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues”.

Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu