Raporti i vitit të parë të mandatit të Gashit: Rritje e ndjeshme e efikasitetit

Më 28 maj 2025, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbajti një konferencë për media ku paraqiti raportin vjetor të punës për vitin e parë të mandatit të tij si kryetar.

Sipas të dhënave nga raporti, puna e Kuvendit ka njohur përmirësime të dukshme në aspektin legjislativ dhe të mbikëqyrjes. Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur mbi 50 seanca plenare dhe 332 seanca të komisioneve parlamentare, ndërsa janë miratuar rreth 280 ligje, përfshirë ndryshime dhe amandamente – një rritje prej afërsisht 50% në krahasim me mesataren e mandatit të kaluar.

Ndër arritjet e theksuara në raport është edhe reduktimi i përdorimit të “flamurit të BE-së” për procedura të përshpejtuara ligjore. Vetëm katër ligje janë miratuar përmes këtij mekanizmi gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme dhe më transparente, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian.

“Prioriteti im ka qenë jetësimi i funksionit legjislativ, përmes mbajtjes së rregullt të seancave, vendosjes së praktikave të ndershme, përfshirë parandalimin e abuzimit me flamurin e BE-së. Kam punuar ngushtë me deputetët dhe institucionet për të ndërtuar një dialog konstruktiv dhe për të arritur konsensus në procesin vendimmarrës.” theksoi Gashi në konferencën e tij për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu