Raportohet se Gjuriqi do vijë sërish në Kosovë për të themeluar asociacionin

Mediat serbe raportojnë se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq më 20 prill do të rikthehet në Kosovë.

Danas, duke cituar burime brenda Qeverisë së Serbisë thotë se Gjuriq do të udhëtojë për në Kosovë më 20 prill, datë në të cilën është paralajmëruar krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre burimeve Gjuriq është i obliguar që të udhëtojë për në Kosovë me këtë rast.

Ditë më parë Gjuriq ishte arrestuar në veri të Mitrovicës nga forcat speciale të Policisë së Kosovës për hyrje ilegale në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu