Raportuesi gjerman për Kosovën: Vizat t’u hiqen tani kosovarëve, BE po e humb kredibilitetin

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar që në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kosovarëve të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat.

Në një shkrim në Facebook, Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë. Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij, por nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i pa përmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së!” – me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu