Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në qese mbeturinash në Prishtinë, ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga fytyrat publike.
Njëra nga to është edhe ish-banorja e “BBVK” Xheneta Fetahu, shkruan Indeksonline.
Në orët e vona ka publikuar një “Instastory” ku ka shkruar se është prekur dhe mërzitur nga ky rast, duke theksuar se “pse jetojnë nënat e tilla”.
“Shumë po shumë gra luftojnë me përjetu të paktën njëherë ndjenjën e të qenurit nënë, e disa hedhin tek mbeturinat”, shkroi ndër të tjerash.