RDK ka shtruar iftar në Gostivar duke tubuar aktivistët e saj. Kjo është organizuar me iniciativë të kryetarit të kësaj partie, Vesel Memedi dhe degës në Gostivar.
Në këtë iftar ka qenë i pranishëm edhe ministri i ri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.
Kësaj mbledhie nuk i kanë munguar edhe fotot e njëpasnjëshme që Memedi ka bërë me aktivistët partiak.
RDK pritet që të marrë poste zv/ministrash dhe drejtorësh gjatë negociatave për formimin e Qeverisë. Vesel Memedi kryetari i partisë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët synon që të marrë disa poste, që janë pjesë e pazarit. Por deri tani nuk jepen detaje nga kjo parti. Megjithatë Memedi, arriti që të marrë një post ministror, edhe ate Ministrinë e Pushtetit Lokal./ina











