Reagimi i Vesa Lumës në lidhje me postimin e Zhaklin Lekatarit

0
8 views

Opinionistja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Zhaklin Lekatari, vazhdon të jetë e përfolur në rrjetet sociale për shkak të një postimi.

Në një postim, në të cilin shihej flamuri i Serbisë, ajo kishte shkruar: “Jam super e sigurt, në vend ku s’ka shqipe”. Shoqërimi me postimet në Twitter kishte nënkuptuar se Zhaklin po udhëtonte drejt Beogradit.

Reagimeve iu është bashkëngjitur edhe Vesa Luma, e cila në ripostimin e saj ka shkruar: “Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.

Në një tjetër publikim, ku shfaqet me bashkëshortin e saj, Big Basta, këngëtarja ka shkruar: “Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga ‘skenarët’ e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.

Derisa në një postim të fundit në Instagram, Zhaklin ka shkruar: “Na ofendon mënyra se si ndihet dikush dhe jo shkaku i vërtetë që e ka bërë atë të ndihet ashtu” duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘urrejtja dëmton shëndetin’.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here