Pas shpalljes së rezultateve të programit nacional vjetor të Ministrisë së Kulturës në për financim të projekteve nga sfera e kulturës, ku u vërejt diskriminin i hapur ndaj projekteve shqiptare ka reaguar edhe Asosacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike Shqiptare.
Në reagimin e Asociacionit të Shoqatave dhe Asambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë Veriore, përveç përgjysmimit te buxhetit dhe diskriminimit të asambleve shqiptare kërkojnë nga Ministria e Kulturës së RMV-së, që ti shqyrtojë të gjitha kërkesat edhe një herë dhe të sjellë vendime në bazë të projekteve të dorëzuara dhe të mos lejojë që kjo padrejtësi të kërkohet përmes rrugëve tjera.
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se shqiptarët udhëheqin me pozicionin e sekretarit shtetëror për kulturë i cili është kuadër i BDI dhe një zëvendës ministër në ministrinë e kulturës që vjen nga rradhët e Lëvizjes Besa.
Në vazhdim reagimi i plotë i Asociacionit të Shoqatave dhe Asambleve Folklorike Shqiptare:
“Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folkorike shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut
Reagim publik kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shpalljen e rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës se RMV
Asociacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagon ashpër kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në RMV me rastin e shpalljes së rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës së RMV për arsye se:
1. Numri i shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV është i përgjismuar dukshëm krahasuar me numrin e shoqatave dhe ansambleve që u përkrahën vitin e kaluar.
2. Numri i projekteve të cilat janë përkrahur janë në baza joprofesionale, partiake, të manipulimeve dhe të dëshirave të bartësve të funksioneve në vetë Ministrinë e Kulturës së RMV.
3. Buxhetet e ndara për projeketet e shoqatave dhe ansambleve shqiptare dukshëm janë zvogluar sipas kritereve tjera e jo kualitetit të projektit të parashtruara pranë komisioneve gjegjëse dhe nuk arrijnë as 5 %-shit krahasuar me projektet nga shoqatat dhe ansamblet joshqiptare.
4. Disa komisione nuk i kan lexuar ose i kan lexuar shkel e shko projektet e dorëzuara.
5. Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folklorike shqiptare këtë vitë sipas Programës Vjetore për v.2021 ka konkuruar ndër të tjera me projektin më ambicioz deri tani të përpiluar profesionalisht për Fesitvalin e Dytë të Folklorit Burimor ,,Alush Hamidi 2021”( bardi i vërtet i kulturës dhe artit të shqiptarëve të RMV dhe ky projekt nuk është përfillur fare dhe Asociacionit i është ndarë një shumë prej 50 mijë denarësh për harxhime të pakërkuara(absurd). Edhe më tragjike Kryetari i Komisionit Emin Gaxha njeri i kulturës si duket nuk e ka lexuar projektin e Asociacionit dhe me këtë i ka bërë hile kulturës dhe veprimtarisë së Asociacionit duke ditur se ky subejkt me veprimtarinë e deritashme ka përdëftuar se mbron me seriozitet dhe qasje aktive kulturën dhe artin shqiptar në RMV.
6. Kërkojmë nga Ministrija e Kulturës së RMV që ti shqyrtojë të gjitha kërkesat edhe njëher dhe të sjell vendime në bazë të projekteve të dorëzuara dhe të mos lejojë që kjo padrejtësi të kërkohet përmes rrugëve tjera.
7. Asociacioni do ti mbroj edhe më tej interesat e shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV edhe nëse ka nevojë edhe përmes protestave para Ministrisë së Kulturës, Qeverisë së RMV dh Parlamentit të RMV nëse nuk përfillen interesat e saja dhe kompetentët tregohen të shurdhër ndaj këti reagimi.
Me respekt,Asociacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike shqiptare në RMV”– thuhet në reagimin e Asociacionit të Shoqatave dhe Asambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë Veriore./InfoShqip.com










