Reagon Fatmir Limani dhe ka një porosi për VLEN-in

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sërish sot ka dal me një postim lidhur me zhvillimet politike dhe ristrukturimin e VLEN.

Ja postimi i plotë:

RRUGËTIMI YNË NË VLEN, KËRKON ARKITEKTË DHE ASESI MONARK !

Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë.

Si Ministër i çështjeve sociale, demografisë dhe rinisë, por mbi të gjitha si njeri që beson te ndryshimi, ndiej detyrimin të them atë që shumë e mendojnë: Besa është shumë më e madhe se interesat e ngushta të disa mendjeve të ngulfatura.

Ne sot jetojmë në shekullin e rinisë, në një kohë ku muret dhe “fortifikimet” rreth kalave politike nuk i shërbejnë askujt përveç atyre që duan të ruajnë karriget e tyre. Koha e monarkëve dhe e sundimtarëve që e shohin pushtetin si pronë private ka ikur. Sot, vlera e vërtetë nuk matet me atë sa fort e mbron veten brenda rrethimit të partisë, por me atë që lë pas për qytetarin.

Koalicioni VLEN ka një mision që tejkalon mbijetesën politike sepse lindi nga njerz qe duan ndryshimin. Ai duhet të jetë magneti që grumbullon rreth veti arkitektët e ndryshimit ata njerëz që dinë të ndërtojnë, që kanë vizion dhe që guxojnë të mendojnë ndryshe. Nuk na duhen njerëz që fortifikohen rreth kalave të vjetra, na duhen mendje të hapura, të cilat do të ndërtojnë rrugë të reja.

Vizioni ynë transformues materializohet përmes veprimeve konkrete që prekin substancën e shoqërisë aty ku fillon edukata ne familje të pastra dhe ndërtimin e çerdheve, në infrastrukturën e jetës aty ku ngriten shtyllat e edukimit, për një shoqeri te shendoshë.
Sigurimi i një jete dinjitoze për pensionistët dhe mbrojtja e shtresave më të margjinalizuara janë indikatorët e vërtetë të një shteti social që ndertojm. Dhe veprimet me tipare monarku na rikëthejnë në mesjetë.

Mandat i dhenë nga qytetari nuk është një ushtrim agjendash të fshehura, por një platformë e hapur për ata që besojnë të ndryshimi substancial. Ministria që unë drejtoj është dëshmia e gjallë se mund të qeveriset pa u bërë “monark”, duke mbetur shërbëtor i devotshëm i qytetarit. Koha e sundimtarëve ka perënduar; tani është koha e arkitektëve të lirisë dhe mirëqenies sociale”, shkruan Limani./INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu