Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj disa deputetëve që e akuzuan se në seancën e sotme solemne që u mbajt për nderë të Ditës së Çlirimit, nuk e ka përmendur UÇK-në.
Osmani ka shkruar se në çdo seancë ka kujtuar dhe lartësuar kontributin e kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Postimi i plotë nga Osmani:
‘Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën.”
Video:










