Reagon Rama për kthimin e Ramush Haradinaj në Kosovë. Shikoni çfarë urimi i bën

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin që është dhënë për kreun e AAK-së për lirimin me kusht.

“Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon. Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu