Reagon shqiptari bishë i burgosur në Londër: Më ka hyrë frika në palcë

Vdekja e Florenc Beqirit po bën jehonë të madhe për mënyrën e mistershme dhe makabre që iku nga kjo jetë.

Kështu për JOQal ka shkruar një emigrant shqiptar, i cili ndodhet në një burg të Anglisë, ku shpreh indinjatën e tij dhe thirrjen për gjithë bashkatdhetarët duke kujtuar edhe rastet e tilla para Florencit.

I vetëquajturi “Bisha” nga burgu i Londrës shprehet si më poshtë:

Që kur është bërë më dije lajmi i vdekjes së 23-vjeçarit nga Shkodra nuk fus gjumë në sy.

Nga eksperienca e jetës time ai është vrarë për t’i mbyll gojën që të mos tregonte çfarë ka ndodhur brenda burgut. Unë janë i burgosur një burg të Anglisë edhe jam përlesh me 7 oficerë, shumë djem e dinë se si më ka ndodhur, pra jam përball edhe unë me ngjarje të tilla pak a shumë.

Ne shqiptarët nëpër burgje jemi si minjtë që s’dimwë të ruhemi nga rojet, nga të zinjtë apo ku di unë nga racista palidhje. Gjithçka dua të them është t’ua tregoj historinë time dhe t’u them me gjithë shpirt që po plas nga inati.

Por edhe du t’ju them shqiptarëve, kaq të pabesë jeni saa pëlqeni njerëzit më të të pabesë që ka bota, po filloj nga Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Monika me burr, e tjerë e tjerë.

O shqiptarë bëhuni bashkë siç shkohet me pa një ndeshje futbolli Shqipri-Serbi e hidhini në kosha ata njerëz që po duan drejtësi për ju me demek. Edhe Rumania me burra pijanecë po na e kalon.
Gjithashtu edhe këngëtarët që bëjnë si gangstera 100 kile ktu 100 kile atje, ju s’jua dini peshën 100 kilshit, por bëhuni njëherë të vetme bashkë të kërkojmë një të drejtë për Ilir Karelin, ai djali nga Lezha, dhe tani Florenc Beqiri.

Vërtet këta djem nuk do kthehen më tek nënat, motrat, por ne të mos i harrojmë se shteti i ka harru.

Këta djem shteti i ka harru me kohë, por ne s’duhet se nesër mund të jetë djali jot në atë vend, largqoftë!
Mu më janë dhënë 2 vite burg vetëm që jam shqqiptar, ma tha copë gjyqtarja që ti je shqiptar dhe do ta nis me dy vite më shumë se anglezi, kjo s’do të ndodhte po të kishim shtet, por nejse.

S’po më intereso se un s’jam i pa fajshëm meritova atë që lypa, mora atë qe meritosha, po jo ky djalë në burg për letra pa asnjë motiv. Po të ketë shteti motivv për të mbajtur ai do të ishte lidhur me hekura për krevat se është procedurë për çdo të burgosur, por ai është lënë si një qen rruge dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Po të ishte vrarë një shqiptar dhe një francez krejt do të thoshin ja tregojmë veten na morët fytyrën, gjykojmë kjo është ajoi që dimë të bëjmë më mirë. Por, bëni edhe për Florencin si të kishte qenë i huaj.

Pastrojeni vendin nga ajo klasë politike dhe jepjani atij që e do pa interes. U zgjata pak por kam shumë inat më këtë shtet të korruptuar. Po ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarëve të Kosovës të bëheni bashkë dhe t’i thoni boll më këtyre ministrave, drejtuesëve ordinerë ku nuk ka asnjë autoritet, pasi edhe ambasadat shqiptare vetëm plehra mbajnë.

Bëhuni bashkë dhe tregojini kush jemi se këto fjalët “ngushëllime” e më the të thash janë kot.

Imagjinoni sikur të ishte vëllai juaj, bashkëqytetari juaj, jo vetëm nga burgu por edhe rrugës për kamion siç u dogjën ai çifti para një vit e ca apo e keni harruar?!

Të paktën familja të marrë dëmshpëwrblimin që i takon kur të zbardhet e vërteta, por që të zbardhet duhet të reagojmë në.

Me respekt BISHA nga burgu i Londrës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu