E rikthyer në politikën aktive në krye të partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli flet me shqetësim për situatën ekonomike që po kalon vendi.
“Kemi gjysmën e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, ka shkuar në 40%”.
Ndryshe nga kryeministri Rama, ajo sheh një panoramë edhe më të zymtë për atë që i prêt shqiptarët vitin e ardhshëm, kur i referohet buxhetit për vitin 2021.
“E çon borxhin në 90%. Ky është buxhet elektoral, i qëndron larg problemeve dhe presionit të jetës ekonomike në tërësi dhe të halleve familjare në veçanti”.
Fatura shtesë në portofolin e familjeve shqiptare sipas kryetares së “Lëvizjes për Ndryshim” vjen edhe për shkak të koncesioneve që kapin vlerën e 144 milionë Dollarëve të parashikuara nga qeveria në librin e financave.
“Aq sa parashikohet për rritjen e rrogave dhe njerëzit në nevojë shifra për këtë zë është e barabartë për 13 koncesione funksionale, ndaj të cilave duket se risku merret përsipër nga shteti shqiptar”.
Thotë se nuk është kundër koncesioneve, por dënon ashpër paligjshmërinë që sipas saj Kryeministri Rama e ka ngritur në sistem në dy mandate qeverisëse.