Real kërkon pasardhësin e Ramos-it, zbulohet lista e emrave

Aventura e Sergio Ramos-it te Real Madrid mund të ketë ardhur në fund. Kapiteni i “merengues” mund të largohet nga Madrid për shkak të një debati që k a pasur me presidentin Florentino Perez.

Në ditët e kaluara është thënë se Juventus është vënë në gjurmët e tij (falë Cristiano Ronaldo), por lajmi i ditës është lista e zëvendësuesve të mundshëm të Ramos-it.

Mes tyre janë Matthjis De Ligt, Virgil Van Dijk, Mario Hermoso, Milan Skriniar dhe Kalidou Koulibaly. Për këtë të fundit, sipas “Mundo Deportivo”, Napoli ka refuzuar një ofertë të përafërt me 90 milionë euro.

Real-i ka provuar edhe disa muaj më parë për ta marrë senegalezin, duke marrë një përgjigje negative nga klubi italian, që e vlerëson 100 milionë euro mbrojtësin. Për sa i takon Skriniar, shtypi spanjoll ka shkruar se do të mjaftonin 60 milionë euro për t’ia marrë Inter-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu