Real Madrid do Eriksen ose Pogba, Zidane shënjestron “planin B” në Serie A

Real Madrid në merkaton e verës do të hidhet në sulm për një mesfushor qendror të nivelit të lartë.

Deri tani në krye të listës së dëshirave të trajnerit Zidane kanë qenë Paul Pogba dhe Christian Eriksen.

Megjithatë, trajneri francez është duke parë edhe në Serie A. Miralem Pjanic i Juventusit ka tërhequr vëmendjen e Los Blancos, këtë e raporton spanjollja AS.

Edhe boshnjaku nuk do të ishte një zgjidhje e lirë, Zonja e Vjetër, e cila do të bëjë një revolucion të vogël këtë verë, thuhet të kërkojë 100 milionë euro për mesfushorin.

Kështu që edhe Pjanic do të ishte në të njëjtin nivel me Eriksen dhe Pogba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu