Real Madrid kërkon yllin e Arsenal që në janar

Aaron Ramsey po konsideron transferimin te Real Madrid teksa gjigantët spanjollë duan të afrojnë mesfushorin e Arsenal që në janar.

Kontrata e Ramsey me Topçinjtë përfundon në fund të sezonit, por klubi nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën.

Madrid i është bashkuar garës për firmën e uellsianit, për të cilin interesohen edhe Juventus me Bayern Munich.

28-vjeçari është i lirë të firmosë një para-kontratë me një klub jashtë Anglisë që në janar, dhe klubi spanjoll do të jetë i gatshëm t’i ofrojë një rrogë të majme.

Një tjetër faktor pse Real kërkon Ramsey është se do të formonte një dyshe të fortë me bashkëkombësin e tij Gareth Bale.

Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm për Uellsin në Euro 2016, ku shkuan deri në gjysmëfinale, dhe janë miq të mirë jashtë fushës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu