Real Madrid mendon për merkaton e verës! Zidane do yllin e Manchester City

Sezoni i ardhshëm i Real Madrid, pavarësisht se si do të shkojë ky aktual, pritet të ketë revolucion në merkato, kjo edhe në sajë të faktit se shumë lojtarë nuk kanë shpërblyer besimin e klubit.

Mediat franceze zbulojnë se Galaktikët do të tentojë sulmin për Riyad Mahrez në verë.

Mesfushori sulmues algjerian është në listën e trajnerit Zinedine Zidane, i cili tashmë po planifikon të ardhmen e ekipit spanjoll.

Mahrez ka një kontratë me Manchester City të vlefshme deri në qershor 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu