Real Madrid zbulon me këngë fanellën e dytë për sezonin 2019/20 (VIDEO)

Tashmë edhe zyrtarisht Reali ka zbuluar fanellën e dytë për sezonin 2019/20.

Ashtu si në fanellën e parë, me ari – do të jetë edhe ajo me të cilën Real Madridi do t’i zhvillojë ndeshjet në udhëtim, raporton InfoShqip.com

“Adidas” ka menduar një tjetër pamje për spanjollët, nga fanella e sezonit të kaluar.

Ngjyra blu mbizotëron në uniformën që do të përdorë skuadra mbretërore në ndeshjet jashtë fushe, që do të ketë po ashtu edhe ngjyrë ari – ashtu si fanella si vendase, që natyrisht dominohet nga ngjyra e bardhë.

Interesante është fakti se fanella e dytë e Los Blancos është zbuluar me një këngë, derisa në klip ishin lojtarë si Benzema, Ramos, Kroos Isco, Marcelo etj.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu