Real Madridi e nis mbarë më 2020, mposht Getafen dhe merr kreun

Real Madridi e ka mposhtur në shtëpi Getafen me rezultat 0-3. Një autogol, një gol nga mbrojtësi Varane dhe një në minutat shtesë i Luca Modric i dhanë tri pikë në udhëtim Los Blancos, duke u ngritur në kuotën e 40 pikëve në La Liga këtë sezon.

Real Madridi e ka nisur mbarë Vitin e Ri ku ka arkëtuar pikët e para. Ata sonte ishin mysafirë të Getafes të cilët i kanë mposhtur me rezultat 0-2.

Pjesa e parë i takoi Real Madridit të cilët sulmuan më shumë dhe arritën që të shënojnë gol që në minutën e 34-të te ndeshjes.

Ishte një autogol qesharak i shënuar nga David Soria në golin e tij pas një krosimi te Mendy në zonën e rreptësisë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë prapë Real Madridi ishte më i mirë dhe përsëri erdhi të goli i dytë me anë të Raphael Varane në minutën e 53-të.

Goli i tretë për Los Blancos erdhi në minutat shtesë ku shënoi Luca Modric.

Me këtë fitore, Real Madrid arrin në 40 pikë dhe i prinë La Ligas, s’paku deri në mbrëmje kur Barcelona do të jetë mysafirë i rivalit të tyre lokal Espanyol.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu