Real Madridi ia hap derën të preferuarit së tifozëve, ëndërron afrimin e ylllit të Bayern Munich

Real Madrid po planifikon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm dhe trajneri i ri Xabi Alonso ka piketuar një objektiv të madh: Michael Olise i Bayern Munich.

23-vjeçari francez është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, me 5 gola dhe 6 asistime në 9 ndeshje për bavarezët, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka kontribuar në 4 gola vetëm në 2 takime. Që nga transferimi i tij nga Crystal Palace në vitin 2024, Olise ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 29 asistime në 64 paraqitje.

Megjithatë, një marrëveshje nuk do të jetë aspak e lirë. Bayern nuk pranon të dëgjojë oferta më pak se 100 milionë euro, shifër që mund të shkojë edhe më lart. Përveç Real Madridit, interesim ka shfaqur edhe Liverpool, i cili e sheh Olise si pasues të mundshëm të Mohamed Salah.

Nëse Olise transferohet në “Santiago Bernabeu”, priten pasoja të mëdha në skuadër. Rodrygo është lojtari që mund të sakrifikohet. Braziliani u lidh me një kalim në Premier League verën e kaluar, me interesim nga Arsenal, Manchester City dhe Tottenham. Duke qenë se ende nuk ka shënuar këtë sezon në La Liga, spekulimet për largimin e tij janë gjithnjë e më të forta.

Për Alonson, Olise shihet si pjesa e fundit e mozaikut sulmues, duke pasur parasysh se tashmë ka lidhje të fortë me Kylian Mbappe te kombëtarja e Francës – dhe kjo partneritet mund të vazhdojë edhe në Spanjë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu