Real Madridi do të jetë nikoqir i Atalantës për takimin e dytë që luhet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Los Blancos e fituan takimin e parë në Itali me rezultat 1-0, derisa sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ do të shpresojnë që të mbyllin çështjen e kualifikimit.
Nuk duhet përjashtuar se Atalanta mund të shkaktojë befasi, pasi është një skuadër që luan futboll tejet sulmues dhe ka lojtarë cilësor.
Mirëpo, për dallim nga takimi i parë, Zinedine Zidane do të mund të llogarisë në Karim Benzeman, Sergio Ramosin dhe Marcelon që ishin të lënduar.
Real Madrid është pa Casemiron e pezulluar dhe Eden Hazard, Dani Carvajal, Alvaro Odriozola e Mariano Diaz të lënduar. Remo Freuler ishte suspenduar me karton të kuq nga takimi i parë dhe do të mungojë, gjersa Bosko Sutalo e Hans Hateoer janë të lënduar.









