Real Madridi mposht Milanin, ja rekordi që vendos në Botërorin e Klubeve

Një rekord i ri i vendosur. Me fitoren kundër Kashima, në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve për vitin 2018, Real Madridi bëhet ekipi me më shumë pjesëmarrje në finalet e këtij kompeticioni (Intercontinental Cup / World Club), deri më tani. Të bardhët kapërcejnë atë rekord të vendosur nga Milani në këtë drejtim, me tetë paraqitje në finale.

Pas tyre, më shumë finale të tilla kanë Independiente (Argjentinë, 6 finale), Boca Juniors (Argjentinë, 5 finale), Penarol (Uruguaj, 5 finale) dhe Barcelona (Spanjë, 5 finale).

“Los Blancos” kanë luajtur 5 ndeshje finale në “Intercontinental Cup”, duke fituar tri prej tyre. Interesant është fakti se tri ekipet e tjera, të përmendura më lart, kanë po kaq “Intercontinental Cup” në “palmaresin” e tyre: Milani (për Europën); Boca Juniors, Penarol dhe Nacional (për Amerikën e Jugut).

Në Botërorin për Klubet (“Intercontinental Cup” e mori këtë emër), të bardhët kanë fituar tri finalet që kanë luajtur. E para në vitin 2014, kundër San Lorenzo të Argjentinës (2-0). Pastaj, në vitin 2016 kundër Kashima (4-2), finale të të cilën Cristiano Ronaldo realizoi 3 gola dhe më së fundi vitin 2017, kur CR7 “ekzekutoi” brazilianët e Gremios me një goditje të lirë. Në finale e këtij viti me Al Ain, madrilenët e drejtuar nga Solari mund ta zgjerojnë “palmaresin” e tyre me këtë trofe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu