Tjetër mungesë te skuadra e Real Madridit me mbrojtësin Marcelo që u lëndua në fitoren e djeshme ndaj Getafe. Braziliani pas një kohë mjaftë të gjatë bëri një super paraqitje, por ishte i pafat pasi pësoi lëndim.
Reali pas testimeve të bëra ka njoftuar se Marcelo ka probleme në muskuj. “Pas testimeve mjekësore të bëra në lojtarin tonë, Marcelo, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, është shkruar në komunikatë. Koha për t’u shëruar nga ky lëndim, zakonisht është dy deri në tri javë.









