Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit. “Los Blancos” do jenë me tri mungesa të mëdha në këtë super derbi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Eder Militao së bashku me sulmuesin Karim Benzema do mungojnë.
Mirëpo, në listë është rikthyer Casemiro i cili ka arritur të mposhtë koronavirusin.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Courtois, Lunin, Altube
Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.
Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo, Duro.