Reali shqyrton mundësinë e shitjes së Varane

Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë që ta vë Raphael Varane në listën e shitjes – njofton Marca. Francezi ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022 dhe aktualisht nuk është i interesuar që ta vazhdojë qëndrimin.

Për këtë arsye, bordi i klubit është duke planifikuar që të përfitojë nga shitja eventuale e 27-vjeçarit në verën që vjen.

Reali e vlerëson qendërmbrojtësin rreth 50 milionë euro në rast të shitjes në afatin e ardhshëm kalimtar.

Në ndërkohë, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e Varane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu