Ishte mjaft i fortë dhe e tone kërcënuese fjalimi i ish-kryeministrit Berisha pak më parë në çadrën e opozitës. Sipas tij, duke qendruar në krah të Ramës për Reformën në Drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vllahutin janë duke e çuar vendin drejt destabilitetit.
“Në vitin 2014 Presidenti Bujar Nishani thirri të gjitha forcat politike për të bërë Reformën në Drejtësi. Akti i parë i Ramës par thirrjes së presidentit ishte përjashtimi i opozitës. Menjëherë, në krah të Ramës u rendit Guvernatorja (ambasadorja Vllahutin sh.r), por për hir të vërtetës shpesh edhe ambasadori Donald Lu.
I thash Vllahutinit se me dekelaratat të njëpasnjëeshme po destablizonte Shqupërinë”., – tha Berisha.
Kush njeh sadopak historikun e tij politik si edhe mënyrën e tij të përçuarjes së mesazheve, duket se fjalimi i sotëm ishte një kërcënim i drejtpërdrejt se nëse nuk bëhen hapa pas me formatin aktual të Vettingut, vendi mund të shkojë drejt destabilitetit./Albeu.