Një 23 vjecar u dënua për vrasje të mërkurën pasi vrau foshnjën e tij duke e hedhur nga një urë në lum.
Tony Moreno, nga Middletown, ka hedhur fëmijën e tij shtatë-muajshe Aaden nga ura dhe me pas ka tentuar të vrase veten, por mbijetoj.
Nëna e djalit, Adrianne Oyola, 20 vjec, gjatë dëshmise se saj të mërkurën, tha se marrëdhënia e saj me Moreno mori një kthesë, kur ajo nuk pranoi propozimin e tij për martesë në qershor të vitit 2015.
Por, të dy arritëm në një marrëveshje për kujdestarinë e Aaden, dhe ishte radha Moreno të mbante djalin .
Gjykata tregoj se Moreno kishte folur me ish-dashuren e tij, Oyola, natën kur Moreno kishte mbytur djalin .
Oyola:” Ku je? Ku është Aaden?”
Moreno:”Ai ka vdekur
Oyola: “Ju nuk mund ta vrisni birin tuaj. “Te lutem, mos e lëndo Aaden !!!” “Të lutem !!!!!!!!! ‘
Moreno pohoi se Aaden ishte ende gjallë kur po fliste me Oyola.
Moreno dëshmoi se ai e mbyti foshnjen për të lënduar Oyolan dhe kishte planifikuar të vriste edhe veten. Ai tha se ka vuajtur nga depresioni dhe mendime për vetëvrasje për vite me rradhë.
Ai përballet me deri në 70 vjet në burg./Shqiperiaime.al