Regjistrohen 31 viktima dhe 824 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.988 teste të kryera janë regjistruar 824 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 682 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 146.733 raste, prej të cilëve 122.121 janë shëruar, kurse 4.419 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.193 raste aktive me virusin korona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu