Regjistrohen 92 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 997 testime janë regjistruar 92 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 17 janë në Shkup, nga 6 raste në Kumanovë dhe Shtip, Tetova 7, Gostivari 5, Prilepi 2, Struga 3, Velesi 2, Manastiri 3, Ohri 2, Kavadari 1, Gjevgjelia 3, Strumica 2, Kriva Pallanka 1, Koçani 3, Makedonski Brodi 2, Pehçeva 3, Berova 1, Dellçeva 13, Sveti Nikole 4, Kërçova 5 dhe Negotina 1.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 86 pacientë të shëruar. Prej tyre 24 janë nga Shkupi, 31 nga Kumanova, 8 Shtip, Tetova 3, Gostivari 8, Probishtipi 1, Berova 6, Vinica 2 dhe Dellçeva 3.

Nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se kanë humbur jetën 3 pacientë. Një pacient është nga Gostivari 41 vjeçar, një nga Dibra 63-vjeçar dhe një paciente nga Resnja (35).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.090, numri i të shëruarve 12.235 dhe numri i të vdekurve 617. Momentalisht në Maqedoni ka 2.238 raste aktive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu