Reka në Zhelinë, Pendarovski në Shkup, Siljanovska në Veles dhe Sveti Nikollë

Fushata për zgjedhjet e gjashta presidenciale sot vazhdon me prezantimin e programeve të tre kandidatëve.

Kandidati për president Blerim Reka, i cili në zgjedhjet presidenciale e ka përkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, sonte ka takime me qytetarë në fshatin Zhelinë.

Kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski sot në ora 14 do ta mbajë tubimin qendror në Shkup, i cili do të mbahet para selisë së Delegacionit të BE-së, ndërsa do të fillojë me marsh qytetar para ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila tubimin qendror në kryeqytet e ka mbajtur mbrëmë, sonte do të ketë takime në Sveti Nikollë dhe në Veles.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu