Valbona Reka ka kritikuar ashpër Elita Mashën pasi e njëjta ka publikuar se është bashkangjitur si pjesë e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.
Valbona Reka shkruan:
Oj Elita Masha, haram të qofshin të gjitha llajkat që t’i kam bërë kur i kritikoje shkatërruesit e dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoni, kur flisje për gjendjen e tmerrshme në çdo segment të jetesës së qytetarit shqiptar në Maqedoni. Oj Elitë, po ne duhej t’i bashkëngjitemi një lideri, intelektuali, vizionari, një të pashituri, një individi me ideal për të mirën time, tënden dhe të të gjithë qytetarëve, moj!
Oj, Elita Masha, po me florinj moj të ma kishte shtruar parkun e Çairit ky, po nuk isha fotografuar me te, e le më t’i bashkëngjitem kauzës së tij!










