Hapja e kapitullit të 35 të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, do të bëjë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës brenda 2-3 viteve, ndryshe serbët nuk do të arrijnë cakun e tyre për integrim në BE.
Kështu ka thënë kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, i cili në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përgjatë viteve.
Reka për KosovaPress thotë se Beogradi zyrtar duhet të debllokojë rrugën e Republikës të Kosovës në anëtarësimin në OKB, ku më pas të dy vendet, të barabarta me njëra-tjetrën, do të mund të lidhnin një marrëveshje historike që do të çonte në njohjen në mes dy shteteve.
Reka thotë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur të dëgjonte këshillën e mikes së saj, Amerikës për të pezulluar taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë.











Oooo Reka Po qka na intrteson kur do ta njof serbia kosoven
Ti si mduket ala do me kthy prap popullin Shqiptar oooo analfabet