Rekord i ri në Kosovë, afër 900 mijë persona votuan gjatë ditës

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë regjistruar një pjesëmarrje historike brenda Kosovës. Sipas të dhënave të përpunuara nga mbi 99.34% e vendvotimeve, 898,258 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, që përbën 44.93% të votuesve të regjistruar.

Ky rezultat shënon një rekord të ri, duke tejkaluar daljen e mëparshme të qytetarëve më 9 shkurt, kur kishin votuar 871,662 qytetarë.

Duke përfshirë edhe votat e diasporës dhe ato në përfaqësi, numri total kishte arritur në 966 mijë vota.

Zgjedhjet këtë herë përkonin me periudhën e pushimeve dimërore, dhe qindra mijëra qytetarë nga mërgata janë kthyer në Kosovë, duke kontribuar në një pjesëmarrje të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu