Rekord i rrallë në La Liga, Sevilla fiton pa goditur asnjëherë portën

Sevilla fitoi 0-1 në një fushë të vështirë si ajo e Getafes, duke arritur suksesin e dytë radhazi jashtë fushe në kampionat. Ekipi i Julen Lopeteguit iu fal një autogoli të Xabier Etxeita nëntë minuta përpara fundit të ndeshjes për t’u kthyer në Andaluzi me tre pikë.

Vendi i pestë në La Liga me 19 pikë për momentin, teksa kreu që mbahet nga Atletico Madrid është 7 pikë larg. Sevilla ka vendosur një rekord në këtë takim. Miqtë nuk e goditën asnjëherë portën kundërshtare, por ia dolën të fitojnë falë autogolit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu