Rekordi tjetër është rrugës, Messi e do titullin e 10 në Spanjë

Messi e kërkon titullin e 10 të La Ligas asnjë lojtarë në histori të Barcelonës nuk e ka arritur këtë. Aktualisht, Leo mban rekordin me më së shumti trofe me Andres Iniestan, dytë nga 9-të.

Rekorde, rekorde, rekorde. Duket se s’kanë fund të arriturat e Leo Messit në karrierë, shkruan Express.

Pasi thyen rekorde që vështirë që janë dëgjuar ndonjëherë, del diçka e re dhe Messi e thyen edhe atë, për të kompletuar një karrierë ëndrrash – një lojtar që do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë në histori, për gjithçka që i ka dhënë futbollit për më shumë se një dekadë.

Barça është rrugës së duhur për të fituar titullin e 26 të La Ligas në histori dhe në rast fitores sonte në “Camp Nou” kundër Atletico Madridit, diferenca do të shkonte në 11 pikë – dhe kështu do t’i afrohej edhe më shumë titullit të dytë me radhë në Spanjë.

Për Messin, do të ishte titulli i 10 në La Liga, çka do të thyente rekord historik – askush më parë në histori të klubit katalunas, nuk ka fituar kaq shumë.

Messi tani e mban këtë rekord me Andres Iniestan, që gjithashtu ka fituar 9 trofe të La Ligas me fanellën e katalunasve.

Titulli i 26 në histori të klubit, do të ishte i 10-ti në 15 sezonet e fundit, kjo tregon më së miri dominimin e Barcelonës në vitet e fundit që ka rrëmbyer afër 40 trofe që nga promovimi i 10-shit magjik në ekipin e parë.

Barça këtë edicion e kërkon sërish tripletën, për herë të tretë në histori të klubit.

Katalunasit janë afër të fitojnë edhe Kupën e Mbretit, në finale do të përballen me Valencian, derisa do të kërkojnë edhe trofeun e Champions League fillimisht në çerekfinale do të ketë punë me Manchester Unitedin.

Messi, i cili ka shënuar deri më tani në karrierë 659 gola dhe ka dhuruar 270 asiste e që ka fituar më shumë 30 trofe, tashmë mban shumë rekorde mbi supe që vështirë se so t’i thyejë dikush ndonjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu