Është publikuar renditja më e re e FIFA-s për muajin mars. Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për vetëm tri pozita, pas dy barazimeve në shtëpi me Danimarkën dhe Bullgarinë.
Kosova tani ndodhet në vendin 127 në botë, që është mjaft poshtë në rënditje. Dardanët kanë momentalisht 1124 pikë, kundrejt 1113 pikësh që kishin për muajin shkurt, shkruan InfoShqip.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie për një pozitë. Kuqezinjtë ndodhen në vendin 62. Nuk dihet pse FIFA nuk po e vlerëson mjaftueshëm rekordin prej 12 ndeshjeve që ka ekipi i Kosovës. /InfoShqip.com