Restoranti i shqiptarit nga Zvicra mbetet ndër më të mirët edhe për vitin 2021

Restoranti “Jägerhof” në St. Gallen, Zvicër të cilin e menaxhon shqiptari Agron Lleshi, do të vazhdojë të mbajë pozicionin e një ndër restoranteve më të famshëm në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Lleshi i cili në profilin e tij në facebook shkruan:

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që GaultMillau Zvicër i ka konfirmuar #17 pikët tona edhe për vitin 2021! Çfarë nderi!”.

Agron Lleshi po përgatit me kualitet të lartë edhe për gurmanët më të mëdhenj të St. Gallenit. Gastronomi shqiptar ka guxim dhe përveç repertorit të tij të kuzhinës së lartë (sezonale, rajonale, mesdhetare, shumë vegan) mbështetet edhe te kuzhina klasike zvicerane ose te gatimet më të mira tradicionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu