Restoranti i vëllezërve nga Tetova, më i miri në Berlin për ushqime italiane (FOTO)

Restoranti i vëllezërve Maliku nga fshati Sllatinë e Tetovës i cili gjendet në Berlin ka fituar garat evropiale për kuzhinë Italiane dhe gjatë ditës së sotme i është ndarë medalja e vendit të parë.

“La Gioconda” është restoranti me pronar Irfan Malikun dhe që shërben ushqime italiane për klientët e vet. Me specialetetet e veta ka arritur të tërheq një numër të madh të klientëve dhe sot është kurorëzuar si restoranti më i mirë i kuzhinës Italiane nga ana e “Gastro Gold Europa”

 Numri i shqiptarëve që janë të sukseshëm në perëndim dita ditës po shtohet, dhe padyshim se vëllezërit Maliku i shtohen listës të shqiptarëve që kanë arritur një sukses të madh në fushën e gastronomisë. /Tetova1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu