Revoltohet aktori i ‘Portokallisë’, ngre alarmin: Mjaft, o kafshë!!! (FOTO)

Zjarret e panumërta dhe vatrat aktive që nuk po fiken kurrë të gjitha për ta lënë vendin të qetë, duket se kanë indinjuar një nga aktorët më të pëlqyer të humorit në Shqipëri.

Fakti se zjarret janë shpeshherë të qëllimshme dhe vihen nga vetë njerëzit ka revoltuar keqazi Forjan Binaj i cili është shprehur në Instagramin e tij:

“MJAFT!!! O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj…T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju…Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!

Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmëndurisë tuaj…MJAFT!” – ka përfunduar ai. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu