Një nga kantautorët më të njohur në Shqipëri, Alban Skënderaj i cili njihet për këngët e tij motivuese apo kundrejt problemeve të shoqërisë, ka shpërndarë pak minuta më parë një kolazh fotosh në faqen e tij zyrtare në Facebook. Sipër tyre ai shkruan një status të gjatë ku shpreh të gjithë revoltën e tij për fluturimet që nisen nga Shqipëria. Konkretisht ai ka kritikuar fluturimin Firence – Tiranë.
Ja statusi i plotë i Alban Skënderajt.
“Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerrësisht keq kur shikoj që për të disatën herë drejtohen nga unë me shpresën dhe iluzionin se mund të bëj diccka ndërkohë që unë, ccdo herë jam thjesht një viktimë si ata. (Ështe hera e katërt që më ndodh personalisht ndër vite)
Nuk di kujt t’i drejtoj gishtin edhe pse duket qartë që janë lojëra ekonomike të atyre që pasurohen mbi kurrizin e shqiptarëve të cilët janë të përulur dhe me hallet që kanë e tejkalojnë këtë shqetësim, i cili nuk është dhe fortë i vogël për ta.
Prej vitesh gënjehen e keqtrajtohen në vazhdimësi, vijnë në Firenze, bëjnë check-in, rradhë të gjata, kontrollet e ndryshme dhe në fund ju thonë: “Do prisni disa orë, do ju rikthejmë valixhet dhe do ju dërgojmë me autobuza drejt një aeroporti tjetër, atij të Pises, i cili është gati 2 orë larg”.
Aty do fillojë gjithccka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptarët arrijnë në Tiranë ndoshta orë e orë me vonesë kur i gjithë fluturimi zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta. Ka fëmijë, njerëz të moshuar e invalidë! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot në Firenze për shkak të motit të keq” kur moti aktualisht është i MREKULLUESHEM dhe ndërkohë janë duke u nisur dhjetra avionë ccdo minutë drejt ccdo cepi të botës. Në Pisa ndërkohë moti është i njejtë për të mos thënë pak më i keq se këtu! Me arrogancë asnjë shpjegim tjetër! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vetë punonjësit italiane duken në siklet të madh dhe pranojnë që është ABSURDE!
Janë të lira taksat e aeroportit tjetër? Avioni ndodhet në Pisa dhe ju shkojnë më lirë autobuzat? Këtë nuk di ta them! Di vetëm që është një tallje dhe keqtrajtim i jashtëzakonshëm.
Kjo gjë ka ndodhur me dhjetra herë ndër vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqiptaret që jetojnë në këtë zonë nuk ka mundësi të ngrejë zërin. Imagjinoj cdo ishte bërë nëse kjo do të ndodhte vazhdimisht me italiane, franceze etj, ndërkohë kur shqiptarët paguajnë njësoj madje edhe me shumë!
E di që ka padrejtësi edhe më të mëdha dhe një post i Albanit nuk bën diferencën por ndoshta stimulon sado pak vetbesimin dhe ndërgjegjësimin edhe për ato dhjetra e qindra raste të ngjashme ku shqiptarët trajtohen padrejtësisht si njerëz së kategorisë së tretë, jo vetëm nga të huajt por dhe nga vetë biznesi e politikat e shtetit të tyre…”